Orkestra e Radio Tiranës sot pasdite është nisur drejt Italisë nën ftesën e veçantë të bërë nga këngëtari Lucio Dalla. Në Piaza Duomo të Milanos këngëtari do të këndojë i shoqëruar nga orkestra jonë. Pas ardhjes së tij në Shqipëri, ai vlerëson kështu vendin dhe muzikën shqiptare.
Për t'i përshëndetur orkestrantët para nisjes, ka qënë e pranishme dhe drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës Lucia Cenerini e cila tepër e emocionuar ka përshëndetur këtë bashkëpunim. Ndërsa drejtuesi i Radio Tiranës Martin Leka i cili shoqëron orkestrën, në lidhje me turneun është shprehur:
"Kjo është kërkesa e palës italiane dhe e vetë mjeshtrit, këngëtarit të shquar Lucio Dalla që të luante me një orkestër prestigjoze siç është orkestra e Radio Televizionit Shqiptar. Ky është një tur 8 ditor. Do të japim koncert në Katolika si dhe parashikohen dhe disa koncerte të tjera. "
Kështu vlerësimi që i bëhet orkestrës shqiptare më tepër se kënaqësi, është shenjë tradite dhe kulture.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/