Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kjo godinë 13-katëshe në rrugën e ?Kavajës?, ka një odise të gjatë. Leja për ndërtimin e godinës është dhënë në kohën kur kryetar bashkie për Tiranën ishte Sali Kelmendi. Por që nga fillimi i punës për shkak të sigurisë sizmike të godinës dhe problemeve teknike, puna këtu është ndërprerë dhe ka rifilluar disa herë. E për shkak të kësaj godine në Prokurorinë e Tiranës ka filluar një proces hetimi për drejtorin e Bankës së Kursimeve Artan Santo e për 14 titullar e punonjës të tjerë të kësaj banke.

Në Tetor ?99 Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqiti në prokurorinë e rrethit një akt kallëzimi për vjedhje nëpërmjet shpërdorimit të detyrës për kreun e Bankës së Kursimeve Artan Santo dhe deri tek ekspertët e preventivit, gjithsej 15 persona. Kur janë hedhur themelet e 13-katëshit firma e ndërtimit Albisna dhe Banka e Kursimeve kanë nënshkruar një kontartë.

Katër katet e para të kësaj godine do të ndërtoheshin për një filial të Bankës së Kursimeve, e për këtë banka nënshkroi kontratën duke dhënë 220 milion lekë. Pas dy vjetësh godina nuk kishte përfunduar, por Banka e Kursimit dhe firma e ndërtimit nënshkruan edhe një tjetër kontratë, ku banka firmës i jepte dhe 170 milion lekë të tjera, për të përfunduar ndërtimin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizën e tij ka dalë në përfundimin se dy kontratat janë firmosur me shkelje dhe ka bërë padinë për vjedhje nëpërmjet shpërdorimit të detyrës. Për këtë krerët e Bankës së Kursimeve janë që nga Nëntori ?99 nën hetim. Në Prokurorinë e Tiranës të thonë se është një proces i gjatë dhe delikat hetimi që përveç prokurorit, për këtë çështje hetimore kanë punuar edhe tre ekspertë të pavarur./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/