Surprise Me!

Ora News - Policia arreston nipin e Prel Markut për vrasjen e Hekuran Billës, në kërkim Viktor Marku

2020-06-18 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Policia e Tiranës ka arrestuar nipin e Prel Markut për vrasjen e Hekuran Billës me 11 qershor në kryeqytet. I arrestuari është identifikuar si Sebastian Mali, 22 vjeç.

"Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ?Prokop Mima? Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B" raporton policia.

22-vjeçari me banim në Tiranë është marrë në pyetje gjatë natës ndërsa nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ai dyshohet si ekzekutor i 40 vjeçarit.

Identifikimi i tij është bërë nga kqyrja e kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur vrasja.

Njëkohësisht policia ka kyer kontrolle në Shkodër dhe Lezhë për të ndaluar Viktor Markun, vëllai i Prel Markut, i cili po ashtu dyshohet si bashkëpunëtor i vrasjes së 40-vjeçarit.

Policia është duke hetuar vrasjen për hakmarrje, që lidhet me vrasjen e 2006 në Angli të kryer nga Hekuran Billa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/ndalohet-nje-person-vrasjen-e-hekuran-billes-dyshohet-se-kishte-rolin-e-informatorit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon