Surprise Me!

Ora News - Vrau fqinjin për pelën, autori shfaq pendesë: Meritoj burg deri në fund të jetës

2020-06-18 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Janaq Koleta, autori i vrasjes së fqinjit në Gjirokastër ka shfaqur pendesë duke kërkuar dënimin më të rëndë për veten. Para grupit hetimor, ai ka dhënë se konflikti nisi për humbjen e një kafshe barre, por nuk donte ta vriste bashkëfshatarin. Por sipas familjarëvë, konfliktet mes dy të moshuarve ishin të vazhdueshme.

Debati për humbjen e një pele, është shkaku për vrasjen me sende të forta mbrëmjen e së mërkurës (17 qershor 2020) në Labovë të Zhabës në Gjirokastër.

Andrea Xhavara u godit me sende të forta nga Janaq Koleta, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes i fshehur në një shpellë.

Në dëshminë e parë në polici, 67-vjeçari ka treguar dinamikën e konfliktit dhe ka shfaqur pendesë.

Mua më kishte humbur kafsha dhe për këtë arsye shkova ti kërkoja llogari Andreas për pelën, por konflikti përshkallëzoi, ka thënë 67 vjeçari.

Ai ka thënë se e ka goditur me shkop, por fqinji është rrëzuar dhe kishte goditur kokën në një shtyllë druri. 60 vjeçari u dërgua në spital, por mbërriti i pajetë.

Sipas burimeve policore, Janaq Koleta, ka treguar se konflikti nisi për një pelë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/sillet-i-vdekur-ne-spitalin-e-gjirokastres-60-vjecari-dyshohet-se-eshte-vrare-ne-nje-konflikt-pronesie

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon