Lumi Osum u ka marrë jetën sot dy fëmijëve, vëllezërve binjakë Ervis dhe Arben Bregu, fëmijët e vetëm të familjes Bregu. Binjakët e moshës 10 vjeçare janë mbytur teksa laheshin në lumë. Rreth orës 13:00 ky lajm është konfirmuar në vendngjarje nga forcat e policisë së Beratit.
Ekspertët kanë nisur kërkimet për dy fëmijët e mbytur në vendin e quajtur "Prita e dhjetë" në thellësi të Osumit duke gjetur në fillim kufomën e Ervisit dhe pas 60 minutash atë të vëllait të tij. Sipas mjekëve ligjorë mbytja fëmijëve mund të ketë ardhur si pasojë e pushimit të zemrës nga zhytja e trupave në thellësi të lumit që në atë vend arrinte thellësinë mbi 5 metra.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/