Surprise Me!

Top News - Apeli për vetëizolim!/ Kush rezulton pozitiv me Covid-19

2020-06-19 2 Dailymotion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të zbatojnë rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është ruajtja e distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, ruajtja e higjienës personale dhe larja e vazhdueshme e duarve.
Ndërkohë, Ministria kërkon që të gjithë të përdorin maskat, aty ku ambient është i mbyllur. Por, mbi të gjitha autoritetet shëndetësore u rikthehen edhe rasteve të identifikuar si pozitiv. Sipas tyre ata duhet të vetëizolohen dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Eshtë shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Duket se të gjitha këto janë sinjale të forta se nuk po shuhet forca e pandemisë, ndërsa të gjitha gjasat janë për një valë të dytë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaeShëndetësisë#Vetizolim#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon