#tvora #rtvoranews
Regjisori Robert Budina reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku bëri publik faktin se ai dhe i vëllai Edmond Budina ishin infektuar me Covid-19.

Në një intervistë për Ora News, Robert Budina tha se nuk e dinte nga e mori kryeministri këtë lajm dhe se ai nuk ka ndonjë dokument që vërteton se është i infektuar.

Pasi bëri testit, ai rezultoi pozitiv, por e gjitha kjo i duket një lojë politike.

Robert Budina: ''Ju dini gjë që zoti kryeministër është drejtori i testeve të Covidit? Unë nuk e di që të jetë i tillë dhe nuk e di nga e mori këtë lajm. Unë deri në momentin që po flasim nuk kam marrë një dokument që jam i vërtetuar me Covid. Mora thjesht një këmbëngulje. Para një jave e gjysëm kam qenë në një të afërmin tim që ndërroi jetë, dhe dikush aty ka qenë i infektuar me Covid. E paska marrë vesh këtë lajm zonja Silva Bino, dhe kërkoi me këmbëngulje që të bënte testet e vëllezërve Budina, meqë dolën emrat tanë. Me një këmbëngulje të jashtëzakonshme u kërkua që ne të bënim testin, pa pasur asnjë shenjë. E bëmë testin, rezultuam pozitivë. Kryeministri para se të dilte vetë autoriteti përkatës, bëri një status duke na uruar me hipokrizi shërim të shpejtë, ndërkohë unë kërkoj që të bëhet testi i fëmijëve të mi por më thonë jo sepse nuk kanë shenja. E gjithë është një lojë e qartë politike.''

Sipas Budinës, lajmi nuk ka vërtetësi dhe është gatuar në kuzhinën e kryeministrit.

Edmond Budina: ?Më vjen keq që mbërrihet në këto nivele sulmesh personale. Është e pacipë dhe e ulët kjo lojë që bën ky kryeministri. Njerëzit duhet ta kuptojnë të keqen e madhe. Dje pasdite më bënë testin sot në mëngjes më njoftuan. Ishte këmbëngulja e zonjës Bino që të bëja testin. Lajmi nuk ka vërtetësi. U gatua në kuzhinat e kryeministrit. Rama ka frikë nga protestat prandaj publikon këto lajme. Nesër do të bëj test tjetër.''

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti në online Renato Çaushi.

Lexo edhe: Budina: I bindur që nuk jam i infektuar me Covid-19, nesër do bëj vetë një test tjetër

Budina: Rama po rrit qëllimisht numrat e të infektuarve me koronavirus, ka frikë nga protestat

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-i-uroi-sherim-te-shpejte-budina-me-thane-jam-pozitiv-me-covid-19-por-skam-dokument

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv