#tvora #rtvoranews #intervista #koronavirusishqiperi #eugenatomini
Rritja e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19 në vend pas lehtësimit të masave kufizuese, kanë krijuar panik dhe frikë te qytetarët për një valë të dytë të virusit, por dhe për rikthimin e karantinës.

Në një intervistë për RTV Ora, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini, tha se nëse njerëzit do të bashkëpunojnë dhe do respektojnë masat, atëherë nuk do të ketë kthim pas.

Tomini deklaroi gjithashtu se kapacetet shëndetësore mund të përballojnë fluskin me rreth 550 shtretër në gatishmëri.

Eugena Tomini: ''Nëse kapacitetet shëndetësore do të kalojnë nivelet e pragut të cilat janë në gatishmëri dhe në alert duke filluar që nga detektimi dhe deri te hospitalizimi apo shërbimi shëndetësor spitalor, sigurisht që ka kthime mbrapa. Por janë disa indikator të cilët duke u monitoruar me një interval kohor çdo dy javor, dhe ndërkohë kemi tendencën në rritje të rasteve të reja, kemi raste të hospitalizuara, dhe e keni vënë re që kemi një tendencë në rritje të hospitalizimeve.

Kemi raste me simptomatologji, nuk kemi vetëm asimptomatikë. Kemi edhe raste që kërkojnë trajtim spitalor dhe reanimator. Të tre këto elementë janë shumë të rëndësishëm në monitorim por duke u vlerësuar paralelisht dhe me kapacitetet shëndetësore. Deri në momentin që ne kemi kapacitete shëndetësore për të përballuar fluksin me rreth 550 shtretër në gatishmëri, shpresojmë që me bashkëpunimin e popullatës nuk do kemi kthim pas, nëse do të ruhemi dhe nëse do të respektojmë masat.''

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti në online Renato Çaushi.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënua 1 viktimë nga Covid-19 dhe u regjistruan 50 raste të reja.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mbyllje-here-te-dyte-nga-covid-19

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv