Brazili u bë vendi i dytë në botë që konfirmon më shumë se një milion raste të Covid-19, teksa sëmundja atje vazhdon të përhapet pa fre. Ministria e shëndetësisë publikoi një numër rekord të rasteve të reja në 24 orët e kaluara - më shumë se 54,000.

Për më tepër, pati më shumë se 1.200 vdekje për të katërtën ditë radhazi, duke e cuar totalin e jetëve të humbura në afro 49,000. C`është më e keqja, mungesa e testimeve lë të kuptohet se shifrat e vërteta janë edhe më të larta dhe ekspertët thonë se shpërthimi I sëmundjes është disa javë larg nga kulmi i tij. Shifrat e fundit nga vendi I goditur rëndë u shpallën disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi se pandemia e koronavirusit po hynte në një fazë "të re dhe të rrezikshme", me drejtorin e saj të përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus që paralajmëroi se rastet po rriteshin ndjeshëm në të njëjtën kohë kur njerëzit po lodhen prej bllokimeve dhe qeveritë po kërkojnë të rindezin motorët e ekonomive të tyre. Brazili gjithashtu po tenton të relaksojë masat dhe të rihapë bizneset, por sëmundja atje sakaq po kthehet në një katastrofë të vërtetë shëndetësore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brazil#TopChannel