Kjo nuk është një eulogji standarte. Im atë është një figurë unike, sui generis, pra aspak standarte (edhe pse i thjesht dhe i kuptueshëm). Sa më mungon o babi! Ku je tani babi? Si ike kështu në mënyrë të pakthyeshme? Po Pandorës të vogël c?farë ti them unë tani, ku ti them iku gjyshi që ajo e ka pikë të dobët dhe e ka shumë xhan xhan? Tani e thërras gocën BABI; ke uri babi; të lexojmë librat e gjyshit babi vogël?

Kam veshur sot të njëjtin kostum që kisha në dasmën time në vitin 2015. Kur erdhe në Londër për dasmën dukej që ishe i sëmur - kishe leukemi kronike. Luftove për pesë vite si askush - sa krenar jam për ty o ba! Ti Moikom je këtu me ne përjetësisht! Ne të gjithë duhet t?ia përciellim gjeneratës së re këtë dritëuri për të shpëtuar Shqipërinë nga gjëndja toksike në të cilën ndodhet.

Moikom Zeqo do të mbetet Ati i Përjetshëm i Familjes Zeqo, por edhe Ati i Kombit Shqiptar. Moikom ia kushtoi jetën zhvillimit dhe pasurimit cilësorë, konceptual, dhe sintetik të politikës, kulturës, arkeologjisë, letërsisë dhe mësimdhënjes. Moikomi dhe vepra e tij është pashaporta kulturore e shqiperise europiane! Eshtë i vetmi që është i lirë por edhe i ditur. Ai ishte një njeri jashtëzakonisht i mirë dhe modest. Ai admironte bukurinë dhe dijen e vërtetë. Atij nuk i pëlqente bukuria kitch dhe lajmet e rreme.

Moikomi ishte i majtë edhe për të nderuar sakrificën e bërë nga partizani shqiptar Zihni Zeqo. Por Moikomi nuk mund të përkufizohet as si i majtë dhe as si i djathtë - Moikom i përket njerëzve (të mirë) dhe njerëzimit! Moikom do të mbetet përfaqësuesi më pjellor i konceptit të kombit dhe njerëzimit në vendin tonë të vogël.

Moikomi veshi shumë kapele profesionale (edhe kapele republike) gjatë jetës së tij: nga notar - peshkatar - punëtor hekurudhor - shkrimtar - redaktor - mësues - arkeolog - arkeologu i parë nënujor shqiptar - Ministrër i Kulturës - Deputet - piktor - Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar.

Por karriera e tij profesionale, ndryshe nga ajo letrare dhe publicistike, ishte shumë e shkurtër në krahasim me karrieren e të tjerëve që i këndojë politikës ose e mbajnë gojën mbyllur. Ai meritonte shumë më tepër! Ah, sa shumë meritonte Moikomi kur ishte akoma gjalle!

Sa dritëshkurtër politika! Mendoni se një komb mund të ndërtohet ose të mbahet i bashkuar pa idealizëm? Pa De Radën e Naimin dhe pa Migjeni e Moikomin? Pragmatizmi është zgjidhja e vetme, thoni ju? Kujdes! Mos harroni se duhet një gjeneratë për të unifikuar një komb, dhe dy gjenerata për t?a zhdukur atë.

Moikom punoi vetëm për të mirën e madhe të kombit shqiptar dhe të njerëzimit, dhe jo për interesat e tij personale apo edhe familjare. Misioni i tij ishte të ndikonte tek njerëzit përmes dijes. Moikomi i mrekullueshëm gjithnjë ofronte një perspektivë unike në çdo debat për cdo temë: nga gjuhësia dhe arti deri tek ekonomia dhe gjeologjia.

Eshtë e vërtetë që një komb mund të kuptohet si agregat i miliona njerëzve. Por një komb në fakt përkufizohet vetëm nga një group ...