Mali i Zi ka njoftuar se ditën e dielë do të mbyllë kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrave të të infektuarve në javët e fundit.

Por mbrëmjen e së shtunës, në pikën doganore të Muriqanit për në Mal të Zi ka pasur fluks automjetesh. Nga videoja e siguruar nga Report TV duke që vargu i makinave që presin për të hyrë në territorin malazes është shumë i madh.

Mbyllja e kufirit me Shqipërinë nga ana e Malit të Zi fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është e vlefshme deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:
- profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
- personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
- diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
- Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
- Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.