Brazili është afër arritjes së shifrës prej 50,000 të vdekurve nga sëmundja Covid-19, që e shkakton koronavirusi, teksa ky shtet i Amerikës Jugore, ka konfirmuar mbi 1 milion të infektuar nga ky virus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 49,976 persona kanë vdekur në Brazil nga koronavirusi deri më 20 qershor. Vetëm gjatë 20 qershorit, në këtë shtet janë regjistruar 1,022 viktima.

Brazili, shteti me popullsinë më të madhe në Amerikën Latine, me rreth 211 milionë banorë, ka konfirmuar rastet e para me Covid-19 më 26 shkurt, dhe ka kaluar shifrën prej 1 milion rastesh më 19 qershor. Ekspertët thonë se numrat real mund të jenë shumë më të larta, për shkak se në vend ka mungesë të testimeve në masë.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro është kritikuar për shkak të mënyrës se si po e menaxhon krizën. Ai ka kritikuar distancën sociale, duke thënë se ajo është një masë që mbyt vendet e punës dhe është më e rrezikshme se vet virusi.

Pavarësisht shifrave të larta, në Brazil më 11 qershor, janë hapur qendrat tregtare në dhjetëra qytete. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë numër më të lartë të viktimave se Brazili.

SHBA-ja mbetet shteti i goditur më së keqi nga pandemia me 119,654 vdekje dhe mbi 2,2 milionë raste të komfirmuara me koronavirus. Por, SHBA-ja më 20 qershor, në ditën e dhjetë radhazi regjistroi më pak se 1,000 të vdekur nga koronavirusi në baza ditore, thuhet në të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JairBolsonaro#JohnsHopkins#TopChannel