#tvora #rtvoranews

22-vjeçari Sebastian Mali, i arrestuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës është lënë nga gjykata në masën ?arrest me burg?. I riu, i cili është edhe nipi i autorit të dyshuar Viktor Marku, ka pretenduar se ditën e vrasjes kishte qënë në atë zone, por jo për këtë ngjarje po për të blerë nje bluzë ne qëndrën tregtare. Të hënën do të dalë parë gjykatës edhe autori I dyshuar Viktor Marku.

''Nuk kam lidhje me vrasjen ndonese isha në zonë në atë ore pasi kisha shkuar në qëndrën tregëtare për të blere një bluzë''. Ky ishte shpjegimi që ka mbajtur në polici dhe në gjykatë 22- vjeçari Sebastjan Mali, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, në 11 Qershor ngjarje e ndodhur pranë qëndrës Krisal.

Por kjo koiçidencë e dyshimtë duket se nuk e ka bindur gjykatën, e cila ka vendosur ta lërë të riun në masën ?arrest me burg? deri në përfundim të hetimeve. Të hënën para gjykatës pritet të dale edhe daja I 22 vjecarit, Viktor Marku edhe ky i dyshuar si autor i ngjarjes, i cili u arrestua jashtë Shqipërisë në Mal të Zi.

Po edhe Marku gjatë marrjes në pyetje në polici, ka mohuar përfshirjen në ngjarje me argumentin se nuk ishte ndodhur fare në Shqipëri. Edhe për të do të kërkohet masa e ?arrestit në burg? me akuzën e bashkëpunimit në vrasje. Sipas materialeve të prokurorisë, dalja e fundit nga Shqipëria, e regjistruar në TIMS e Viktor Markut, vëllait të Prel Markut vrarë në 2006 në Londër nga Hekuran Billa, daton në 19 janar 2020.
Burg për nipin e Viktor Markut
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/burg-nipin-e-artur-markut-ndihmoi-dajen-e-tij-ne-vrasjen-e-hekuran-billes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv