Ndonëse Komisioni i Venecias e rrëzoi paketën anti-shpifje, duke vënë në dyshim pavarësinë e organeve të reja; atë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe AKEP-it, demokratët akuzojnë kryeministrin Rama se po bën lojë të dyfishtë. Ish-deputetja Albana Vokshi thotë se qeveria duhet të hartojë një paketë që të reflektojë jo vetëm një formulë të re rikompozimi të AMA-s, por të marrë në konsideratë edhe kërkesat e tjera të bërë nga ekspertët e ?Venecias?, nga lira e medias dhe e shprehjes, deri tek mekanizmi vetërregullator me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

?Fuqitë e reja nuk duhet t?u jepen AMA-s dhe AKEP-it, pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarur nga partitë politike, nga bizneset e mëdha të medias dhe nga interesat e korporatave të lidhura me politikën,? thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias kundër ligjit të censurës.

Por pavarësisht opinionit të Venecias, Partia Demokratike , thotë se kryeministri po tenton ta shndërrojë në institucion partiak Autoritetin e Medias Audiovizive.

?Synon që, në kundërshtim me ligjin dhe me forcën e kartonave në Kuvend, të emërojë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një individ thellësisht politik, siç emëroi në krye të institucionit për komunikimet elektronike, shefin e tij të protokollit. Edhe 3 pseudokandidatët e tjerë, që mbushin garën formale, janë rrogëtarë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt?.

Përmes kandidimeve partike, sipas demokratëve, Autoriteti i Medias degradon në një gjykatë politike që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet që vënë në qendër të kritikave qeverinë e Kryeministrin.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/