Surprise Me!

Report TV- Fluturimet rinisën sot pa protokoll në Rinas/ S'ka plotësim formulari, vetëm dezinfektim!

2020-06-22 0 Dailymotion

TIRANË- 22 qershori shënon rinisjen e fluturimeve nga Aeroporti "Nënë Tereza", megjithatë kjo vlen vetëm për rezidentët, ato që janë arsye shëndetësore apo biznesi, ndërsa për qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë do vazhdojë të ketë kufizime.

Report Tv me gazetaren Eliza Gjediku ka bërë një vëzhgim në aeroport, ku shihet që qytetarët janë të pajisur me maska, kusht ky i vendosur nga ana e autoriteteve, por nuk respektohet distanca sociale prej minumumi prej 1.5 m mes pasagjerëve me njëri- tjetrin, para se të futen për të bërë check-in. Qytetarët kalojnë nga tuneli i dezinfektimit si dhe u matet tempatura me skaner termik. Në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit të gjithë pasagjereve që nisen dhe mbërrijnë në aeroport iu bëhet matja e temperaturës me skaner termik. Gjithashtu ata kalojnë dhe në tunelin dezinfektues", tha Dr.Lorenc Hashorva, Shef i Njësisë se Inspektimit Shëndetësor në Rinas për Report Tv.

Ndërkohë, në protokoll parashikohet që qytetarët të plotësojnë edhe një formular të historikut të tyre, nëse kanë një person të afërt me COVID, por qytetarët jashtë kamerës shprehen se nuk u është vënë në dispozicion nga ana e autoriteteve. Distancimi social nuk është kriter për pasagjerët në avion, pasi fluturimet kryhen me kapacitet të plotë, mjafton mbajtja e maskave, teksa kompanitë ajrore janë këshilluar që të mos shërbejnë ushqim për arsye sigurie.

Qytetarët shprehen se çmimet e biletave janë të arsyeshme.

"E kemi prerë biletën dje, kam qenë në spital dhe do të shkoj të shtrohem. Cmimi ishte i arsyeshëm, 85 euro. Do të qëndroj 5-6 ditë sa të bëhet vizita", tha për mikrofonin e Report Tv, një qytetar.

Buy Now on CodeCanyon