#tvora #rtvoranews
Dhunohet fizikisht në Vlorë avokati Kujtim Çakrani.

"Në ambientet e Dretorisë Vendore të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi K. C me profesion Avokat, i cili ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën "Petoshati" Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës." - njofton policia.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë ai, i cili shprehet se kanë qenë dy persona që e kanë dhunuar për shkak të detyrës dhe çështjet me të cilat ai punon çdo ditë.

"Kam hapur zyrat dhe kam shkuar para zyrës në një lokal, ku dy person me një makinë zezë kanë dalë dhe më kanë kërcënuar që unë të heq dorë nga një çështje që është në hetim nga organi i akuzës. Unë jam një person që merrem me çështje rrëmbim personi dhe kam dhënë një intervistë në një televizion kombëtar për këtë.

Unë i identifikova ata, pasi kanë qenë para disa ditësh në zyrën time dhe i kam filmuar me kamerat, të paktën njërin prej tyre. Menjëherë pas dhunimit kama lajmëruar policinë, por ata janë larguar, ndërkohë që ata janë të identifikuar tashmë. Unë nuk heq dorë nga kërcënimet sepse jam avokat. Jam kërcënuar edhe herë të tjera. Do t?i shkoj deri në fund kësaj çështje. Policia duhet t?i gjejë patjetër këta persona."

Sipas tij dhuna në drejtim të tij ka qenë e vazhdueshme, fillimisht dhunë verbale me fyerje ofendime dhe më pas në kërcënime, deri sa është përshkallëzuar në dhunë fizike.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vlore-dhunohet-shkak-te-detyres-fizikisht-avokati-kujtim-cakrani

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv