Klinika Infektive, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi se ka ndërruar jetë një tjetër pacient nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Komuna e Vushtrisë I cili ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 97 pacientë, 93 prej të cilëve rezultuan të prekur nga sëmunda.

Sipas zyrtarëve atje, pesë pacientë janë në gjendje kritike e 41 të tjerë janë në terapi intensive. Që nga fillimi I krizës në Kosovë janë shënuar 2,169 raste te koronavirusit e kanë ndërruar jetë 37 persona. Ndërkohë Telegrafi thotë se rreth 22 mijë persona kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj fundjave. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por edhe vendet e rajonit, ditët e fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19. Por tashmë lehtësimi i masave po vazhdon dhe qarkullimi e kalimet kufitare mes shteteve nuk ndalet. Vetëm gjatë fundjavës, thonë mediat kosovare duke cituar statistikat e policisë së Kosovës, në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri, kanë kaluar me mijëra vetë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#TopChannel