Prej shumë kohësh uji nuk i ndahet rrugës " Hoxha Tahsin" në Tiranë. Ndryshe nga rrugët e tjera, këto nuk janë ujëra të zeza por ujë i pijshëm. Kështu që bashkë me shtrimin e rrugës këtu në fillim duhen riparuar tubat e ujësjellësit. Për këtë arsye këtu do të derdhen 150 milion lekë vetëm për vendosjen e tubave të rinj. Fondi është nxjerrë nga buxheti dhe qeveria italiane.
Një firmë italiane ka dhënë 6.5 milion lireta kredi për rrjetin e ujësjellësit të Tiranës. Nga ky fond 100 milion lek do të përdoren për përmirësimin e 2000 metrave katrorë për rrjetin e ujësjellësit për këtë rrugë. Ndërsa për sistemin dhe asfaltimin e " Hoxha Tahsin" nga fondi shtesë i qeverisë i akorduar muajin e kaluar për 7 akse rrugore të Tiranës janë dhënë 45 milion lekë. Pritet që këtë rradhë të ketë më tepër seriozitet sepse punimet do të ndiqen nga specialist.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/