Qindra gra të kryeqytetit kanë zhvilluar sot një procesion të heshtur kundër dhunës ndaj gruas. Të gjenden vrasësit së Erietës, të ndalohet dhuna ndaj gruas , të mos cënohet pozita dhe roli i grave në shoqërinë tonë. Këto kanë qënë kërkesat e tyre. Qindra qirinj të ndezur, qindra gra të Tiranës kanë ecur sot përgjatë bulevardit të kryeqytetit të nisura nga Pallati i Kulturës. Korteu ka ndaluar përpara Ministrisë së Drejtësisë ku kanë vendosur dhe qirinjtë e ndezur për t'i kujtuar Drejtësisë që vrasja e Erietës dhe të tjera viktima të dhunës, kërkojnë vendosjen e autorëve përpara ligjit por dhe përpara gjyqit. Në korteun e sotëm ishin të pranishëm Jozefina Topalli, nënkryetare e Parlamentit si dhe përfaqësuese të shoqatave të grave./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/