#tvora #rtvoranews

Komisioni i Venecias rrëzon paketën antishpifje. Në draftopinionin përfundimtar të publikuar në faqen zyrtare, ekspertët e Venecias shprehen se draftligji është i paqartë në versionin aktual. Në opinionin final, Venecia i qëndron mendimit se projekt ligji nuk është gati për adoptim dhe sugjeron disa ndryshime.?Komisioni i Venecias konsideron se projektndryshimet nuk janë gati për miratim në formën e tyre aktuale.

Ligji vuan nga paqartësia dhe ka të ngjarë të ketë një ?efekt të ftohtë?, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalimin politik në sektorin shqiptar të internetit?. Për të evituar që të cenohet fjala e lirë dhe diskursi politik online, Venecia sugjeron disa ndryshime, duke nisur nga nevoja për të qartësuar dallimin mes mediave profesionale dhe joprofesionale online. ?Kjo nuk është përcaktuar qartë në ligj dhe ekziston rreziku që blogerët individualë, përdoruesit e tyre rrjetet sociale, etj., do të jenë në shënjestër të këtij ligji. Venecia sugjeron që përdoruesit e internetit të vijojnë të gëzojnë të drejtën për të ruajtur anonimatin. Një tjetër shqetësim i Venecias lidhet me kompetencat e AMA-s dhe komisioni i ankesave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nderkallje-e-360grade-komisioni-i-venecias-rrezon-paketen-antishpifje

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/xiQfyMAsdyU

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
https://oranews.tv/article/nderkallje-e-360grade-komisioni-i-venecias-rrezon-paketen-antishpifjez