Qofte me miell misri, qepë të njoma dhe erza
Përbërësit:
2 gota me miell misri
3 e 1/2 gotë ujë të valuar
3 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 kugë kafe sodë bukë
2 kokrra vezë
4-5 lugë gjelle djath I thërrmuar
4-5 qepë të njoma
1 tufë majdanoz
1 tufë kopër dhe nenexhik
kripë dhe piper të zi
3-4 lugë gjelle miell gruri
vaj për skuqje
Përgatitja:
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar, shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri , kripë, pak nga pak miellin e misrit duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri deri sat ë na formohet një masë brumi e trashë e lëmë të piqet në tenxhere duke e përzijerë deri sa brumi të shkëputetnga anët e tenxheres. Largojmë brumin nga temperatura dhe e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët të grira hollë, deri sat ë ulim volumin mbuluar me kapakun. Shtojmë erzat, majdanozin, kripë dhe I përziejmë për 1 minutë dhe e largojmë nga zjarri. Pasi brumi të ftohet shtojmë sodë buke he vezë I përziejmë sëbashku dhe djathin e thërrmuar dhe qepët me majdanoz, kopër, shtojmë nenexhik, kripë dhe piper të zi. I bashkojmë mirë të gjitha përbërësit, dhe lugë lugë formojmë qoftet dhe I rrotullojmë në miell gruri dhe I skuqim në vajin e nxehtë në tigan, I zverdhim nga të dyja anët dhe I shërbejmë me kos, xaxiqe ose tarator.