Lajme Arkiva 2000

Është ora 22:00 e mbrëmjes dhe në 70 furra të Tiranës ka filluar përgatitja për gatimin e bukës për të nesërmen. Në fillim zihet brumi, lihet rreth një orë e gjysëm për të ardhur dhe pastaj piqet. Rreth orës 04:00 të mëngjesit dalin bukët e para. Kjo është fabrika e vetme shtetërore në kryeqytet. Dikur ajo furnizonte gjithë Tiranën madje dhe zonat përreth saj. Tani furnizohet vetëm ushtria, konviktet dhe shumë pak në treg.
Këtu prodhohen dy lloje bukësh, ajo e zeza dhe buka e bardhë. Këtu përdorin dhe majanë që sipas konsumatorit ia heq shijen bukës. Çdo ditë kryeqytetasit konsumojnë 600 deri në 700 mijë bukë.
Kjo është një ndër furrat private dhe prodhohen rreth 13 lloje bukësh, që nga e zeza e deri tek buka e misrit dhe simitet e ëmbla. Në këtë mënyrë është harruar koha që fshatarët zbrisnin në Tiranë dhe u luteshin qytetarëve t'u blinin gjysëm buke gruri "40-tçe."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/