Djegia e disa mbeturinave në Patos ka vënë në rrezik një kabinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në lagjen "1 maji" të qytetit.<br /><br />Po ashtu pranë vendit ku ra zjarri ishte edhe një shkollë, por për fat të mirë nuk pati dëme.Menjëherë ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e flakëve. Ndërkohë po punohet për të zbardhur kush janë shkaqet e zjarrit.