#tvora #rtvoranews

Ora News siguron filmime të kamerave të sigurisë nga hoteli në Kurbin ku mbrëmjen e 30 majit 2020 pati shkëmbim zjarri dhe mbetën të vrarë Paulin Gjergji dhe Bujar Lika si dhe u plagos Kreshnik Tusha dhe Eduard Lamaj.

Policia arrestoi mbrëmjen e 22 qershorit Eduard Lamaj si autor kryesor i atentatit në një klinikë private ne Tiranë ku kishte shkuar për një ndërhyrje kirurgjikale pasi mbeti i plagosur natën e vrasjes.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket momenti kur 2 bashkëpunëtorë tërheqin Eduard Lamaj i cili del i plagosur tek dera e hotelit.

Lamaj nuk mund të ngrihet dhe 2 bashkëpunëtorë të tij e tërheqin nga krahët për ta futur në makinë , ndërsa një i tretë i cili është i veshur me kamuflazh i ruan me automatik në dorë dhe futet në makinë i fundit.

Dy bashkëpunëtorët që mbajnë në krahë 30 vjecarin kanë në kokë njëri kapele me strehë dhe tjetri kapele dhe kapuç të bluzës me qëllim që të vështirësohet identifikimi i tyre.

Si u arrestua Eduard Lamaj - Identifikimi i 30 vjeçarit si autor i vrasjes së dyfishtë është bërë pas analizave të ADN-së marrë nga gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes. Identiteti i tij është përforcuar dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë ku ai mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/video-e-ora-news-dy-me-kapele-e-nje-me-kamuflazh-nxjerrin-eduard-lamaj-te-plagosur-nga-hoteli

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv