#tvora #rtvoranews

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, deklaron se Shqipëria e ka të nevojshëm rrotacionin politik në pranverën e vitit të ardhshëm kur vendi do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme parlamentare.

I ftuar në "Tempora" në Rtv Ora, ai tha se do të ishte e dëshirueshme që kjo të ndoshte me një qeveri tranzitore porse fatkeqësia e tërmetit dhe më pas pandemia duket se e bëjnë të pamundur.

Mes batutave ai risolli në vëmendje edhe çmimin "Mo Ibrahim" për rrotacionin demokratik në Afrikë.

Pollo: Është një milioner afrikan me emrin Mo Ibrahim në biznesin e telekomunikacionit që krijoi para 15 vitesh çmimin "Mo Ibrahim" afro 2 milion dollarë dhe ja jepte një presidenti afrikan që pranonte të linte pushtetin pas zgjedhjeve. Sepse atje kur e lë pushetin është pak me siklet, nuk të mbeten shumë gjëra, ai që vjen mund të të çojë dhe në burg apo të përzërë nga vendi. Me 2 milion dollarë ngatërroheshin dhe ishte një incentivë financiare për rrotacionin demokratik në Afrikë. Nuk e di si aplikohet kjo në Ballkan dhe në Shqipëri.

Rrotacioni është i nevojshëm do të ishte shumë e dëshirueshme të ndodhte me një qeveri të balancuar tranzitore jo si ajo e 2017 që u provua jofunksionale. Është e mundur apo jo? Nga vjeshta e vitit të kaluar kam menduar se ishte e mundur me një lëvizje popullore por në jetë ka edhe gjëra që quhen forcë madhore, në fillim tërmeti dhe pastaj epidemia. Në këto rrethana duhet menduar edhe njëherë. E sigurt është konfrontimi elektoral në afatin kushtetues që është pranvera e vitit të ardhshëm dhe aty i duhet mëshuar për të shpëtuar.Si bëhet kjo? Trajtimi i problemeve të vogla është ajo që një parti duhet të bëjë. Do edhe besim, frymë, afërsi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rrotacioni-politik-do-te-duhet-nje-mo-ibrahim-te-larguar-ramen-si-kryeminister

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp