Mblidhet sot në orën 17:00 Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Partia Demokratike do të paraqesë në tryezë një propozim të ri që synon të rikthejë këtë parti brenda Kuvendit.<br /><br />Bashkëkryetari Damian Gjiknuri kërkoi dje nga palët që të sillen propozime të shkruara për çdo çështje të mbetur pezull, për ta miratuar të gjithë paketën e amendimeve në Kodin Zgjedhor. Partia Demokratike nuk ka qartësuar mënyrën që propozon për zgjedhjen e nënkomisionerit, që do të vijë nga radhët e opozitës.
