136 persona kanë rezultuar të infektuar me virus korona gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 1208 teste të bëra. Numër dyshifrorë të të infektuarve ka në Shkup 80 dhe Tetovë 20. Ministria e Shëndetësisë informoi se 8 pacientë kanë ndërruar jetë. Dy prej tyre nga Shkupi, dy nga Tetova, dy nga Kumanova, një nga Velesi dhe një nga Kërçova. 43 pacientë të tjerë fituan betejën me COVID-19. Pas të dhënave të 24 orëve të fundit, në vendin rezultojnë aktive 3095 raste.

?Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 395 persona, apo 11.6% kurohen nëpër spitalet e vendit, ndërsa pjesa tjetër ndodhen për kurim shtëpiak. Numrin më të lartë të pacientëve e ka ?8 Shtatori?, respektivisht 124".

Gjatë natës në Klinikën për Sëmundje ngjitëse janë pranuar 4 pacientë. Ndërsa në spitalin ? 8 Shtatori? gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 17 pacientë, nga të cilët 4 janë transferuar në spitalin në Kozle.

Klinika për Sëmundje Ngjitëse Spitali në Kozle
93 pacientë 12 pacientë (1 fëmijë+11 të rritur)
36 në oksigjeno terapi

Spitali ?8 Shtatori? Spitali në Manastir
124 pacientë 32 pacientë

Spitali në Shtip Spitale: Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep
23 pacientë 75 pacientë

Edhe pse numri i rasteve të reja në bazë ditore është më i lartë se numri i të shëruarve, nga Ministria e Shëndetësisë thonë e në spitalet e Shkupit kanë kapacitete të mjaftueshme spitalore edhe për 272 pacientë. Kjo vlen edhe për repartet tjera infektive në spitalet tjera në vend.

?8 SHTATORI? -150 SHTRETËR
KLINIKA PËR SËMUNDJE NGJITËSE - 87 SHTRETËR
SPITALI NË KOZLE - 35 VENDE TË LIRA

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virus korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 5445. Të shëruar janë 2091, ndërsa 259 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i testeve të bëra 54.456.

Evi Shkopi