Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Rusisë janë të mira. Kështu e ka cilësuar klimën ruso-shqiptare, Ministri i Jashtëm Paskal Milo, pas vizitës dy ditore që zhvilloi në Moskë. I ftuar nga homologu i tij rus Ivanov, Milo sot ka deklaruar përpara gazetarëve ato që janë diskutuar në kryeqytetin rus mes dy delegacioneve.

Kosova dhe statusi i saj kanë në qendër problemet të cilat janë hedhur mbi tryezën e bisedimeve. Milo u shpreh se të dy delegacionet kanë mbajtur qëndrimet e njohura tashmë të qeverive të tyre. Delegacioni shqiptar ka qenë i qartë se: për statusin e Kosovës është e drejta e shqiptarëve dhe popullit të saj që ta përcaktojnë, ndërsa kolegu im Ivanov ka thënë Milo, theksoi dhe njëherë se pala ruse respekton rezolutën 12/44 dhe se është për mos prekje të integritetit territorial të Republikës Federative Jugosllave.

Në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për ekuivalentimin e diplomave mes Shqipërisë dhe Rusisë, e para marrëveshje që shteti ynë nënshkruan me një shtet europian. Është vendosur të nisin diskutimet për gazsjellësin rus, nga Rusia në Shqipëri, si dhe mbledhja e komisionit të përbashkët ruso-shqiptar, i cili do të mbahet në Moskë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/