Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës. Gjykata speciale për krime lufte, ëhstë në fakt e përkohëshme, me mandat të kufizuar dhe seli në hagë. Ajo vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga bashkimi evropian. Themelimi i saj pasoi raportin e këshillit të evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dik Marti, fliste për krime të pretenduara të pjesëtarëve të UCK ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari 1998 e deri në dhjetor 2000.

Më 3 gusht 2015, deputetët e parlamentit të kosovës, miratuan me shumicë votash ndryshimet kushtetuese që hapën rrugën për krijimin e gjykatës. Amendamenti për ndryshimet kushtetuese u prezantua nga kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa dhe hashim thaci, në cilësinë e ministrit të jashtëm dhe të zëvendëskryeministrit, ishte një prej kontribuesve kryesorë në sigurimin e votave të nevojshme. Opozita e asaj kohe, me në krye lëvizjen vetëvendosje, kundërshtoi ndryshimin e kushtetutës me qëllim lejimin e krijimit të gjykatës speciale, duke thënë se ajo do të cënonte rendin kushtetues të vendit dhe do të krijonte një sistem paralel të drejtësisë. Gjykata u kundërshtua edhe nga Aleanca për ardhmërinë e kosovës e Ramush haradinajt dhe nisma për kosovën.

Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 250 ish ushtarë të UCK udhëtuan drejt hagës për tu marrë në pyetje nga prokurorët ndërkombëtarë të dhomave të specializuara, si dëshmitarë apo të dyshuar. Mes tyre, edhe ish figura të larta të UCK që pas luftës u bënë pjesë e skenës politike të kosovës. Ndër emrat që kanë kapërcyer pragun e gjykatës, janë rrustem mustafa, sami lushtaku, shukri buja, por edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili dha edhe dorëheqjen nga posti para udhëtimit për në hagë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjykataSpeciale#TopChannel