BDI-ja realizoi tubimin fillestar të fushatës në Prespë nga ku tha se brenda pesë viteve, vendi mund të bëhet anëtare e plotë e BE-së pasi të realizojë obligimet e mbetura. Ai shtoi se mandatin e ardhshëm, sipas programit, do të realizojnë vetingun për të gjithë funksionarët dhe se vendi mund të qeveriset mirë edhe nga një shqiptar.

?Ne kemi dalë me idenë që ky vend mund të drejtohet por edhe mund të menaxhohet shumë mirë e mirë edhe nga një shqiptar. Ne nuk kemi kërkuar as ta përvetësojmë as ta partizojmë dhe ideja ka dalë tash e 11 vite më herët.?- deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së-