Surprise Me!

Vorë/ Gazetari: Pse s'mban maskë? Protestuesi: Do marr virusin t'ua hedh këtyre të Bashkisë

2020-07-10 6 Dailymotion

Pa maska, e pa ruajtur distancën mes njëri- tjetrit, rreth 150 banorë kanë dalë në protestë ditën e sotme përpara Bashkisë kundër planit të rindërtimit. Ato shprehen kërkojnë takim me kryetarin e Bashkisë, pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre. pyetur nga gazetari Arsen Rusta se përse mbajnë maskë, përgjigjet e tyre janë nga më të ndryshme.<br /><br />"Gjoja e fundit që do bëj do marr virusin dhe do ia fus këtyre. E kam ndërtuar biznesin me djersë, kam ndjekur procesin si biznesmen, jo si kriminel. Biznesi im e kam ngritur 30 vite, certifikata e biznesit rezulton banesë, "ok" shembe dhe ma jep banesë pra po atyy ku është. Nuk më japin asnjë sqarim se ku do na çojnë", tha një nga protestuesit.<br /><br />"Ne kot ishim, se aty ishte vendosur çdo gjë. Firmat dhe vulat ishin vendosur. Unë i mbaruar i mbaruar jam, s'kam pse të mbajë maskë. Nuk jam i dëmtuar as 1 m nga tërmeti, plani i rregullimit më kap. Më prisht biznesin ky plan, biznesin e kam në kat të parë dhe lart shtëpinë, tatimet i kam si biznes", tha një tjetër.

Buy Now on CodeCanyon