Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Dikur pazaret e qyteteve tona oshëtinin nga tingujt e bakrit e të tunxhit, të enëve shtëpiake që prodhoheshin me dorë. Në të njëjtën mënyrë fabrikoheshin veshjet, sixhadet e qilimat. Industrializmi dhe prodhimi i elektro shtëpiakeve në vend ua ulte vlerën këtyre mallrave, ndërsa u rritej çmimi nëpër botë.

Deri vonë këtu tek Pazari i Ri, vazhdonin punën artizanët e fundit të kryeqytetit. Ky shitës është 75-vjeç. Gjithë jetën ka punuar tabaka bakri, sot ai nuk prodhon më, por shet reliket e fundit. Këto prodhime të artizanëve shqiptarë, të prodhuara në gjysmën e parë të shekullit të XX, tani blihen ose nga të huajt, ose nga shqiptarët që duan të krijojnë një kënd të veçantë në shtëpitë e tyre.

Që të mos vdesë artizanati shqiptar, shoqata e grave profesioniste afariste, i kërkojnë shtetit shqiptar të financojë ngritjen e atelieve. Përmes këtyre punimeve, ato i treguan zëvendës kryeministres Makbule Çeço, se mbi 50 gra punojnë nëpër shtëpi punime dore, duke mbajtur të gjallë shkëndijat e fundit të kësaj tradite. Gjithashtu për shtetin shqiptar, nga kjo ekspozitë nis edhe kërkesa për hapjen e një shkolle, ku këto zehje t?u mësohen edhe të rinjve./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/