Surprise Me!

Gjendet makina e autoreve qe qelluan mbi Alban Celen (23 Qershor 2000)

2020-07-10 13 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
Gjithnjë më shumë drejt zgjidhjes enigma e atentatit të parmbrëmshëm në qendër të Tiranës. Vetëm një ditë pas masakrës së fundit ku mbeti i vdekur i riu Alban Çela, i biri i ish Ministrit të Drejtësisë Kudret Çela, policia është më afër gjetjes së autorëve. Mbrëmë vonë policia ka gjetur dhe ka sekuestruar makinën e vrasësve, një wolsvagen golf të bardhë me targa të huaja. Për gjetjen e makinës së krimit policia kishte ndalur rreth 70 makina të tjera derisa kanë arritur tek e duhura.
Sot të dy makinat si ajo e vrasësve dhe ajo e viktimave, ishin të parkuara pranë njëra- tjetrës tek oborri i Komisariatit 2 ku ekspertët kanë analizuar me hollësi çdo detaj që nga shenjat e gishtave mbi xhama deri tek të shtënat armëve. Ndërsa pistat e ngjarjeve qëndronin të dyja, si ajo e atentatit drejt viktimës Çela dhe ajo drejt shokut të tij që po i jepte makinës.
Tashmë dhe detajet e ngjarjes janë zbardhur. Karikatori i gjatë është lëshuar nga xhami i pasëm ku kanë qëlluar 21 vjeçarin Çela, ndërsa shoku i tij ka shpëtuar pasi ka ulur kokën në moment. Ky i fundit mbetet dhe dëshmitari kryesor i ngjarjes dhe po pyetet në qelitë e burgut 313 ku dhe është i izoluar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon