#tvora #rtvoranews

Banorët e Bërzhitës janë ngritur në protestë për të mos lejuar ndërtimin e fabrikës së asfaltit në fshatin e tyre. Shkak është bërë alarmi për ndotjen e zonës, ndaj me fëmijët me vete kanë bërë thirrje për ndalimin e punimeve. Sipas tyre, nëse nuk do të ketë reflektim qëndrimi do të përshkallëzohet.

Këmbëngulja e banorëve në Pezë, ka bërë që bashkia e Tiranës të zhvendosë fabrikën e bitumit. Pas lajmit se do të ndërtohet në Kërrabë, banorët e zonës janë ngritur në protestë.

Me fëmijët me vete familjarët u mblodhën për të kundërshtuar fabrikën.

''Të mos na ndotin ajrin. Këtu nuk jam pyetur fare si kryetar i këtij fshati. Nuk e meritojmë të kemi këtë fabrikë. Të mos ndotet ambienti për fëmijët tanë, për familjet tona, për bimësinë, për agroturizmin, për jetën tonë.''

Shprehen se askush nuk është konsultuar me ta për të ndërtuar këtë fabrikë, ndaj paralajmërojnë përshkallëzim të qëndrimit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/banoret-kunder-fabrikes-se-bitumit-ne-krrabe-do-bllokojme-autostraden

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv