Shkupi dhe komunat përreth vazhdojnë të jenë vatra të koronavirusit. Në 24 orët e fundit në Shkup janë shënuar 66 raste të reja. Ndërsa i lartë është edhe numri i personave aktiv në këto komuna. Në Çair për momentin aktiv janë 416 persona. Por edhe shtatë komuna të tjera kanë më shumë se nga 100 të infektuar dhe atë Aerodromi ? 141, Buteli ? 136, Gazi Baba ? 151, Qendra ? 123, Karposhi ? 121, Saraji ? 138 dhe Kisella Voda ? 109. Më pak se 100 të infektuar kanë komunat Gjorçe Petrov ? 88, Studeniçan ? 94, Shuto Orizare ? 77, Haraçinë ? 51, Ilinden ? 32, Petrovec ? 16, Çuçer Sandevë ? 17, Sopishte ? 12, Zelenikovë ? 2.

Çairi, Gazi Baba, Saraji dhe Aerodromi vazhdojnë të mbeten komunat të cilat e kanë numrin më të madh të të infektuarve me Covid 19. Edhe vetë qytetarët e pranojnë se mos repektimi i masave është arsyeja e rritjes së numrit.

"Mendoj se problemi më tepër është tek mosrespektimi i masave."

"Se janë të papërgjegjshëm është fakt"

"Kohë dhe menaxhim, vetëm dy fjalë."

"Kështu jemi ne maqedonasit, për askund, vetëm ndëshkimet janë zgjidhje."

Për gjendjen e këtillë në kryeqytet ministri Venko Filipçe deklaroi se nuk parashikohet shtrëngim i masave.

Qëndrimi i Komisionit është se me vëmendje ndiqet gjendja epidemiologjike, është e mundur të intervenohet në ndonjë rajon të caktuar ose vendbanim, por për momentin nuk ka indikacion të bëhet ndonjë masë e tillë plotësuese"-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ai tha se vendi për momentin ka kapacitete të mjaftueshme për tu ballafaquar me rastet e reja.

Çair ? 416
? Aerodrom - 141
? Butel ? 136
? Gazi Babë - 151
? Qendër ? 123
? Karposh ? 121
? Saraj ? 138
? Kisella Vodë ? 109
? GJorçe Petrov ? 88
? Studeniçan ? 94
? Shuto Orizare ? 77
? Haraçinë ? 51
? Ilinden ? 32
? Petrovec ? 16
? Çuçer Sandevë ? 17
? Sopishte ? 12
? Zelenikovë ? 2

Mefail Ismaili