Surprise Me!

Wake Up/ Sivjet, vrojtuesit e plazheve me protokoll dhe me synim certifikimin Blue Flag

2020-07-10 2 Dailymotion

Në një kohë që koordinatorët e hoteleve do të jenë përgjegjës për zbatimin e protokollit brenda hotelit në plazhit, rojet e plazheve do të jenë ata që monitorojnë distancimin e pushuesve.
Sipas Ministrisë së Turizmit që tashmë ka shpërndarë prej kohësh protokollet e sigurisë, këtë vit do të ketë një menaxhim më të mirë sepse e kërkon dhe situata e pandemisë. Dhe një rol të rëndësishëm sivjet do të kenë edhe vrojtuesit e plazheve.
Megjithëse të gjithë e kanë mendjen te COVID-19, risi e këtij viti do të jetë edhe certifikata Blue Flag, për të cilën tashmë mund të aplikojnë edhe plazhet shqiptare. Blue Flag është certifikate globale mjedisore e cila u jepet plazheve që plotësojnë kritere të standardizuara në lidhje me higjienën, sensibilizimin për mbrojtjen e mjedisit, aksesimit të lehtësuar për të gjitha shtresat, brigje të pastra, mbetje të trajtuara etj. Thelbi i Blu Flag është brigje të pastra dhe aksesim për të gjithë: Cilësi uji, sinjalistikë, siguri në plazh, dushe, ujë i pijshëm, hapësira mes çadrave, aksesim për personat me aftësi të kufizuara (kriter i panegociueshëm) që nuk e kanë as resortet luksoze te ne. Deri më sot, Shqipëria ka qenë e vetmja në rajon pa Flamurin Blu. Nga 2020, plazhet shqiptare mund të aplikojnë për këtë standard dhe certifikate globale, por kanë mangësi në plotësimin e kritereve të detyrueshme. Deri më sot s?ka pasur trup certifikues.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon