Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Alternativës së anti-Berishës, socialistëve do t?i përgjigjemi me fitore në zgjedhjet lokale, që do të thotë marrja e shpejtë e pushtetit nga Partia Demokratike. Kështu ka deklaruar sot nënkryetari demokrat Jemin Gjana, pas Kongresit të PS. Në këtë kongres kreu socialist Fatos Nano, deklaroi gjithashtu se arritjet e qeverisë së koalicionit, nuk mund të krahasohen me ato të qeverisë së PD.

Jemin Gjana, Nënkryetar i PD:- ?Tre vjetët e qverisjes së PS, kanë treguar se ata janë të dështuar. Dështimi i tyre, mungesa e programeve të tyre është alternativa jonë për t?i kundërshtuar. Ata përpiqen ta ndërtojnë strategjinë e tyre të luftës, duke bërë Berishën gogol të shqiptarëve, por në të vërtetë gogoli i shqiptarëve janë ata që kanë sot qeverisjen në Shqipëri?.

Partia Demokratike ka reaguar sot edhe ndaj zgjedhjes së Gramoz Ruçit, si sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. Sipas drejtuesve të lartë demokratë, kjo tregon se PS do të vazhdojë të komandohet nga pjesa e ekstremit të majtë brenda saj./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/