Surprise Me!

Tryeza e te Majtes Europiane ne Tirane - (1 Korrik 2000)

2020-07-10 0 Dailymotion

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Janë mbledhur sot në Tiranë përfaqësuesit e të Majtës Europiane. Iniciativa për realizimin e këtij seminari është e Partisë Socialiste Europiane. Kjo është tryeza e dytë e këtij lloji, pas asaj që u organizua në Shkup vitin e kaluar. Shkëmbime eksperiencash për modernizimin e të Majtës Europiane. Nën këtë moto kanë diskutuar sot përfaqësuesit e të majtës.

Kryeministri i koalicionit të majtë shqiptar Ilir Meta, ka folur sot për zhvillimet politike pas viteve ?90. Kryetari i Partisë Socialiste shqiptare Nano, nënvizoi se forcat e KFOR-it duhen zëvendësuar me misionarë të socialdemokracisë, europiane. Gjinushi ka folur më tej për politikat rajonale në kuadrin e Paktit të Stabilitetit. Përfaqësues të ndryshëm të të Majtës Europiane, që morën fjalën në këtë seminar nënvizuan domosdoshmërinë e europianizimit të Ballkanit.

Të pranishëm në këtë seminar ishin 12 delegacione nga 11 vende të Europës. Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Xoaxopulos. Midis përfaqësuesve të të Majtëve Europian, ishin edhe përfaqësuesit e opozitës serbe, ardhja e të cilëve në Tiranë është komentuar nga PD si bashkëpunim i qeverisë shqiptare me Millosheviçin./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon