Surprise Me!

Gjykata le ne burg Genc Ferhatin (29 Qershor 2000)

2020-07-10 1 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
Nuk ka pranuar për të dalë nga rrethimi i burgut 313 për t'u paraqitur në Gjykatën e Faktit, i pandehuri Genc Ferhati i akuzuar për vrasjen e Denis Ginës një vit më parë. Megjithëse toga e shoqërimit ka shkuar t'a marrë pranë 313 ku qëndron i paraburgosur, Genc Ferhati ka refuzuar dhe sot të lërë qelinë e burgut për arsye sigurie.
Ilir Bardhi, personi i akuzuar së bashku me Ferhatin për vrasjen e Denis Ginës dhe Median Shehut, është ekzekutuar më 9 Mars të këtij viti me snajper ku po qëndronte në dhomën e ajrimit të burgut 313. Pas kësaj 21 vjeçari Genc Ferhati ka pranuar vetëm një herë të dalë nga qelia e burgut për t'u paraqitur në Gjykatë. Në seancën e sotme pritej të lirohej i pandehuri Ferhati pasi sipas avokatit Gazmend Zeneli, kanë skaduar plotësisht afatet e hetimit.
Ndërkohë që vetë i pandehuri nuk ka pranuar të dalë nga qelia e tij, në prezencë të avokatëve është zhvilluar një seancë gjyqësore ku trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e avokatit për heqjen e masës së sigurisë me burg për Ferhatin. Sipas një analize të ADN-së të bërë në laboratorin e kriminalistikës së Prokurorisë së Leçes në Itali, njollat e gjakut në trupin e Genc Ferhatit nuk rezultojnë të jenë të viktimave.
Seanca tjetër pritet të vijojë me tre dëshmi të akuzës nga dëshmitarë për vrasjen e një viti më parë me antitank pranë fushës së drruve./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon