Surprise Me!

Top News - As fajtor, as i pafajshëm/ Tahiri do të rigjykohet nga e para

2020-07-10 0 Dailymotion

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthen çështjen për gjykim. Kjo do të thotë se çështja e tij do të gjykohet nga e para. Vendimi i Apelit zhbën kështu vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin dhe e kthen çështjen në Gjykatën e Posaçme dhe Tahiri do të rigjykohet sërish nga një tjetër trupë gjykuese.

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e shpalli vendimin e njoftuar më herët , pasi trupa e riformuar me anëtarë, pas shkarkimit të Nure Drenit, e cila u ?dogj? nga Vettingu kishte nevojë për kohë shtesë përpara se të jepte verdiktin final

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit ?Habilaj?. Në shtator të vitit të shkuar Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e ?shpërdorimit të detyrës?, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.

Tani ish-ministri Tahiri do të gjykohet nga e para për tre veprat penale "Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ? Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
Saimir Tahir u shpreh i pakënaqur për vendimin e gjykatës së Apelit. Pas dhënies së vendimit ai ka deklaruar për mediat se do të dëshironte një vendim të prerë nga gjykata, pasi zvarritjen e procesit e e quan një padrejtësi

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaimirTahiri#GjykataApelit#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon