Surprise Me!

Ora News -PD i mbyll çdo rrugë deputetëve "tradhëtarë",përjashtohen nga procesi shkelësit e statutit

2020-07-10 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Ish-deputetët e Partisë Demokratike që refuzuan djegien e mandatit apo ata individë që u futën në Kuvend nga lista, janë të përjashtuar që të jenë pjesë e procesit të hapur për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie. Por krahas kësaj, sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, thotë se dera e hapur është për çdo ish-zyrtar, qofshin dhe kritikët e Bashës.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie do ti shërbejë Partisë Demokratike, për hapje ndaj gjithë faktorëve që ndikojnë në maksimalizimin e votës dhe përfaqësimit ndaj qytetarëve. Gazmend Bardhi, në një intervistë për Rtv Ora, thotë se ky proces nuk paragjykon as kritikët e Lulzim Bashës.

Bardhi: Në Partinë Demokratike nuk ka asnjë të larguar. Sigurisht që është një proces që me vite ndodh që një drejtues i lartë i partisë, funksionar i lartë, deputet apo kryetar bashkie në një moment të caktuar të humbë të drejtën apo mundësinë që të jetë përfaqësues i demokratëve në këto pozicione. Por humbja e mundësisë për të përfaqësuar demokratët në një pozicion të caktuar nuk do të duhet të shoqërohet apo të nënkuptojë largimin e këtij personaliteti apo të kësaj figure nga partia.

Përjashtim këtu bëjnë vetëm ata individ që janë përjashtuar për shkelje të rënda statutore, e këtu përfshihen të gjithë emrat që pranuan apo refuzuan të digjnin mandatin.

Bardhi: Asnjë person që ka qenë anëtar i PD-së dhe është larguar me masë disiplinore për thyerje të rëndë të statutit të partisë nuk mund të bëhet pjesë e këtij procesi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së do të kordinojë procesin për qarkun e Shkodrës. Por çfarë do të ndodhë nëqoftëse anëtarësia propozon Jozefina Topallin, një ndër kritikët më të forta të Lulzim Bashës?

Bardhi: Çdo propozim i bërë nga anëtarët do të merret, do të shqyrtohet pa asnjë paragjykim.

Në selinë blu do të ngrihet një Komision i filtrimit të kandidatëve. Për ti bërë pjesë të këtij organi, Lulzim Basha ka zhvilluar një seri takimesh me personalitete nga fusha të ndryshme, përfshirë edhe kritikun e tij Genc Ruli.

Bardhi: Janë kontaktuar disa personalitete apo figura politike apo publike dhe do të jetë në vendimmarrjen e kryesisë së partisë për caktimin e emrave konkretë që do të jenë në përbërje të këtij komisioni dhe komisionit zgjedhor.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të zgjasë deri më 30 shtator, ndërsa brenda pak ditësh pritet që Basha të delegojë edhe drejtuesit e qarqeve, duke nisur në këtë mënyrë fushatën elektorale.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pd-i-mbyll-cdo-rruge-deputeteve-tradhetare-perjashtohennga-procesi-shkelesit-e-statutit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here ht...

Buy Now on CodeCanyon