Surprise Me!

Ambasadorët e BE-së: Fushata sipas ligjeve

2020-07-10 0 Dailymotion

Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u kërkuar partive të zhvillojnë fushatë zgjedhore brenda ligjit, në përputhje me të gjitha masat preventive kundër Kovid 19.

Ambasadorët e BE-së

?Procesi zgjedhor është mundësi që aktorët politik ta konfirmojnë dhe qartazi ta tregojnë përkushtimin e sundimit të së drejtës dhe respektimin e standardeve më të larta evropiane, përfshirë edhe shmangien e fjalorit nxitës, lajmeve të rreme dhe diskriminim?, thuhet në deklaratën e ambasadorëve.

Ambasadorët përshëndeten arritën e marrëveshjes për datën e zgjedhjeve dhe rolin e presidentit Stevo Pendarovski në këtë drejtim.

Ambasadorët e BE-së

?Jemi të sigurt se qytetarët do e tregojnë përkushtimin e tyre për demokraci parlamentare duke e realizuar të drejtën e tyre të votës për drejtimin dhe prioritetin e vendit?, shkruajnë ambasadorët.

Duke e përshëndetur vendimin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve, në deklaratën e tyre ambasadorët shkruajnë gjithashtu se edhe KSHZ, obligimet e saj duhet t?i kryejë e pavarur dhe në mënyrë profesionale në interes të vendit dhe në mbështetje edhe nga institucionet e tjera të vendit.

Vesna Vellkova

Buy Now on CodeCanyon