Surprise Me!

Ora News - Banorët e Krrabës kundër Veliajt: Harroje fabrikën e bitumit këtu, nuk vras fëmijët e mi!

2020-07-10 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Pas vendosjes së fabrikës së bitumit në Krrabë banorët kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar heqjen e saj. Ata i bëjnë thirrje Prokurorisë që të hetojë për rastin pasi po u rrezikohet jeta e familjeve të tyre.

Banorët në Krrabë u ngritën sërish në protestë për të kundërshtuar fabrikëm e bitumit që është vendosur në afërsi të tunelit të Krrabës.Kërkojnë heqjen e fabrikës sa më parë.

?Kjo fabrikë shkakon kancer. Nuk vë në rrezik familjen e fëmijët. Cdo ditë do të vijë këtu të protestoj. Këtu janë mbi 300- 400 banorë. Nuk lejohet fabrika këtu. Ta harrojë zotëria. Iku nga Peza se ishte armë kimike. Banorët e fituan me gjykatë çështjen edhe ne nuk tërhiqemi? thanë banorët për Ora News.

Ish-administrator i Bërzhitës thotë se po përpiqen të manipulohen banorët duke u premtuar se do ndërtojnë rrugët e brendshme.

Banorët i kërkuan organit të akuzës ta hetojnë rastin.

?U bëj thirrje prokurorisë të nisin hetimet. Nuk është pyetur fare komuniteti. Nuk mund ta ndosim me këtë maskaradë? u shpreh ai.

Ata janë të shqetësuar dhe për mungesën e transparencës.

"Të vijnë në Krrabë të na tregojnë çfarë po ndërtohet. Nuk ka asnjë tabelë. Kush janë efektet e kësaj fabrike" thonë ata.

Fletëthirrjet për protestë ua hoqën menjëherë.

Kryeplaku i fshatit i pranishëm në protestë u shpreh se nuk është pyetur ndërsa kërkoi mosndotjen e ajrit.

Banorët shprehen të vendosur të mos heqin dorë dhe të mos lejojnë hapjen e fabrikës së bitumit.

Kjo fabrikë më herët ishte vendosur në Pezë por këmbëngulja e banorëve bëri që bashkia e Tiranës të zhvendosë fabrikën në Krrabë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/banoret-e-krrabes-kunder-veliajt-harroje-fabriken-e-bitumit-ketu-nuk-vras-femijet-e-mi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon