Drafti për minoritet është një gabim dhe qeveria duhet të reflektojë ka thënë në Report TV, Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU. Ai e konsideron këtë nismë një hap drejt që bën realitet agjendën greke për Vorio Epirin dhe që rrezikon Himarën e Konispolin. Idrizi paralajmëron edhe një valë protestash kundër propozimin ligjor.

Shqiptarët në protesta kundër njëri-tjetrit. Ky është skenari që paralajmëron kreu i PDIU, Shtëpim Idrizi nëse qeveria nuk reflekton për projektvendimit për minoritetet.

Nuk më duket e arsyeshme që çështjet kombëtare të zgjidhen me protesta të shqiptarëve karshi shqiptarëve dhe qeverisë shqiptare. Do ishte shumë e rëndë nëse ne do të detyroheshim të dilnim në protesta. Sigurisht nëse qeveria na jep të kuptojmë që është me koshiencë, pasi unë shpresoj që është injorancë dhe nuk e kanë mendjen, por nëse nuk është kështu, nëse është me vullnet dhe ?idiotët e dobishëm? të Athinës marrin vendime edhe për shqiptarët, padyshim që protestat do të ndodhin?, shprehet Idrizi.

Drafi me nismë të Ministrisë së Brendshme për t?i hapur rrugë aplikimit me mbi 300 firma për regjistrimin e një minoriteti në vendin tonë sipas Idrizit është gabimi i radhës që po bën të mundur, atë që Idrizi e konsideron axhendë greke për Vorio Epirin.

?Axhenda greke për Vorio-Epirin, që edhe Himara edhe Konispoli të kthehen në zona minoritare, dygjuhëshe, me tabela, me shkollë, që nesër I gjithë jugu të kthehet në një zonë me tabela greke, kërkesë e kahershme, me këto akte po shkon drejt të bërit fakt. Veprimet janë në vazhdë, nën një strategji dhe nën presionin e Greqisë, nën injorancën apo pavëmendjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare do të na çojnë në këtë që nuk është skenar, sepse hapat janë hedhur?, thotë Idrizi për Report Tv.