Surprise Me!

Ora News - Nis nga e para! Saimir Tahiri do rigjykohet. E vendosi Apeli

2020-07-10 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Nis çdo gjë nga e Para. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos të rikthejë për gjykim dosjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Apeli vendosi të rikthejë për gjykim dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda duke rrëzuar vendimin që e shpallte fajtor për shpërdorim detyre, dhe e dënonte perfundimisht me 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çelen me 5 vite burg.

Kjo dosje me këto akte do i kthehet GJKKO dhe pas shqyrtimit do të vendosë ajo nëse do ta rikthejë dosjen për gjykim ose do të pushojë çështjen.

Perfaqesues te ambasades amerikane kane qene te praninesh ne seance gjate gjithe procesit.

Sipas trupit gjykues gjate procesit jane verejtur shkelje proceduriale.

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri e quajti 'padrejtesi, rikthimin ne piken zero"

"Ia ka vlejtur që të përballem si qytetar dhe jo si ata vemiet përpara që janë përballur si pushtetar. Këmbët e mija më mbajnë dhe pa pushtet" u shpreh Tahiri.

Në Gjykatën e Apelit vendimi u dha nga një treshe gjyqtarësh të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara, të tre gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun.

Ndërsa në Gjykatën e Shkallës së Parë vendimi u shpall nga Ardit Mustafaj, i cili u largua nga vettingu si dhe nga dy gjyqtaret Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Në shkallën e parë ish-ministrit i ranë akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre.

Prokuroria e cila kishte kërkuar në total dënimin me 12 vite burg kërkoi apelimin e këtij vendimi, apelim që u kërkua edhe nga vetë ish-ministri që pretendon pafajësi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/saimir-tahiri-do-rigjykohet-e-vendosi-apeli

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon