Më mesnatë nga kontrollet e ushtruara me radar e dragera në autostradën Tiranë-Durrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore janë pezulluar 23 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, 7 të tjera për drejtim makine nën efektin e alkoolit si dhe 5 drejtues u arrestuan në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi.<br /><br />Nga konstatimet, janë evidentuar drejtues makinash që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe te tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 146 km/h - 175 km/h, e mjaftueshme sipas policisë për të shkaktuar tragjedi në rrugë, në rast aksidenti rrugore.