TIRANE-Vijon që të rëndohet bilanci nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima të tjera, një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana duke e çuar në total numrin e personave që kanë ndërruar jetë në 55. Dy persona që ndërruan jetë në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë ishin të konfirmuar me Covid19 dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese<br /><br />Ndërkohë që vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Por lajmi i keq është se numri i të infektuarve vijon që të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë. Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.