ISHËM- Në burg për 6 mijë lekë në muaj, kjo është historia e kryepleqve! Urim Dama është prej 7 vitesh kryeplak i fshatit Shkafanë në njësinë administrative Ishëm të Durrësit. Ai po përballet me drejtësinë për shkak se në territorin e fshatit të tij u gjet një parcelë me kanabis, madje në një rast është arrestuar gabimisht.<br /><br />"U kap në Ishëm droga dhe më morën mua gabim, gabim s'ka problem se mund të vritet edhe robi, s'kam asnjë lloj ankese se as unë nuk e dija mirë a ishte në zonën e Ishmit apo jo, a do ti për dy tre ditë u kap prap drogë, kam 30 vjet që nuk kam shkuar një herë për ta parë atë vend dhe nuk shkoj se jam me unazë në zemër, më thanë 1 ditë do rrish, por mbajtën 4 net brenda. Morën kalamajt avokat dhe na dënuar me shërbim prove", tha për mikrofonin e Report Tv, Dama.