Surprise Me!

56 viktima/ Tre humbje jetë në 24 orë! 72 raste të reja me COVID në fasoneri e call center

2020-07-10 0 Dailymotion

TIRANE-Vijon që të rëndohet bilanci nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima të tjera, dy 70 vjeçarë nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana duke e çuar në total numrin e personave që kanë ndërruar jetë në 56. Tre personat që ndërruan jetë në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë ishin të konfirmuar me Covid19 dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese<br /><br />Ndërkohë që vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Por lajmi i keq është se numri i të infektuarve vijon që të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Buy Now on CodeCanyon