#tvora #rtvoranews #tirane

"Ky prapa meje është busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. E rrethuan shumë herë dhe po aq herë i largoi këto rrethime. Por vetëm një rrethimi nuk ka se çfarë t'i bëjë, jo Gjergji por burrë nëne në këtë tokë nuk e kthen situatën pas me kullat që po ndërtohen në qendër të Tiranës".

Me hyrjen e Erion Veliajt në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, oreksi i ndërtuesve u shfaq hapur. Lejet për kulla mbi 20 kate në qendër të Tiranës, me bekimin e kryebashkiakut filluan të ngrenë kokë në çdo cep të qendrës.

Sahati, simboli i Tiranës pas pak ditësh do të duket një objekt në miniaturë. Kulla 25 kate në themelet e Sahatit po fillon të hedhë shtat.

Edhe në perëndim të sheshit Skenderbej, një tjetër kullë po rritet dita ditës.

Me ironikja në këtë ambient, është pikërisht kjo kullë që do të ndërtohet midis 15 katëshit dhe pallatit Kadare. Kjo kullë do të ndërtohet sipas siluetës së Skënderbeut.

Pikërisht heroin kombëtar, njeriun i cili nuk pranoi të ishte i rrethuar nga superfuqia e kohës, e rrethoi Erion Veliaj me planin e tij për të ndërtuar kate pafund në qendër të Tiranës.

Bashkë me katet që hidhen dita ditës, memorja e Tiranës po zhduket dhe tjetërsohet.

Shpejt, sahati do të jetë nje objekt i pavlerë, i mbështetur në kurrizin e një kulle 25 kate.

E kjo falë bashkisë se Erion Veliajt.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rrethimi-i-kulles-se-sahatit-3-ndertesat-qe-po-i-marrin-frymen-qendres-se-tiranes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv